Korridori 8 këput kabullin telefonik në Elbasan (29 Nëntor 1999)
Korridori 8 paralizon Telekomin Shqiptar. Qindra milionë lekë humbje nga këputja e kabullit me fibra optik. Si pasojë e papërgjegjshmërinë në punë. Kështu është dëmtuar dhe kabulli në afërsi të Durrësit duke u bllokuar lidhja telefonike për disa ditë me Tiranën dhe me linjat ndërkombëtare. Sipas Drejtorit të filialit të Telekomit në Elbasan është e disata herë që firmat ndërtuese të Korridorit 8 këpusin nga pakujdesia fibrat optike duke u bërë një shqetësim serioz jo vetëm për Elbasanin por edhe për qytete të tjera të Shqipërisë së jugut.
Vetëm në Elbasan humbja ditore ka qënë mbi 1 milion lekë të reja dhe si total shifra arrin në dhjetëra milion lekë. Humbje të tjera ka patur dhe në degët e tjera si në Peqin, Gramsh e Librazhd. Më të pakënaqur duken abonentët familjarë sidomos ata që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë shtetit.
Drejtori i Filialit Elbasan siguron se përsa i takon pjesës së kabullit optik nga Rrogozhina në Elbasan janë marrë masat duke i dhënë projektin firmës turke Behase si dhe duke i vënë në dispozicion njerëz që njohin vërtetë mirë shtrirjen e kabullit. Nga prerja e fibrave optikë në afërsi të Durrësit, humbjet mendohen të jenë qindra milion lekë. Filiali i Elbasanit pasi ka vendosur 4 mijë numra në qytet ka shtrirë lidhjen ndërkombëtare dhe në 18 komuna të Elbasanit dhe po mendohet edhe për zonat e thella malore./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti