Decentralizimi i shkollave (2 Dhjetor 1999)


Decentralizimi i shkollave (2 Dhjetor 1999)

12:06 02/12/1999


Autonomia e shkollave shqiptare, alternativa e së nesërmes. Deri tani ekonomia e centralizuar dhe shoqëria e mbyllur janë mbështetur në një shkollë të decentralizuar, të kontrolluar në të gjitha aspektet nga shteti. Sot Instituti i Studimeve Pedagogjike, Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore diskutojnë të mirën e autonomisë në procesin e decentralizimit në arsim. Ky është një projekt i cili ka filluar të pilotohet në katër rrethe të vendit.

Çdo rreth përfshin Drejtorinë Arsimore dhe një grup njerëzish brenda Ministrisë së Arsimit. Ky projekt kërkon të zhvendosë vendin e marrjes së vendimit sa më pranë vendit ku ky vendim do të gjejë zbatim. Të gjitha vendimet e deritanishme kanë lënë gjurmë në arsimin shqiptar duke krijuar një traditë, por ndryshimet e thella politike, ekonomike e sociale që po ndodhin nuk mund të realizohen me një sistem të centralizuar dhe me një shkollë që kontrollet e saj i bën shteti.

Efektiviteti dhe eficenca janë kërkesat bazë për rritjen e nivelit të autonimisë shkollore e cila sjell ngritjen e nivelit të rezultateteve./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme