Biznesmenët shqiptarë e grekë – (30 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nëqoftëse investitorët grekë dhe ata shqiptarë do të bashkëpunojnë më shumë do të krijohet mundësia që 600 milion dollarë të ardhurat që nxjerrin në vit emigrantët shqiptarë në Greqi t’i kthehen Shqipërisë me investime ose të depozitohen në bankat e saj.
Kjo ka qenë ideja thelbesore e dalë nga Ambasadori Grek Malias në takimin e Dhomës së Tregtisë Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën Greke dhe përfaqësues të biznesit ndërballkanik dhe Dhomës së Selanikut për mundësi të reja të bashkëpunimit të biznesmenëve shqiptarë, të Rajonit të Detit të Zi dhe Selanikut.
20 kompani greke dhe 25 shqiptare. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë Shqiptare, Shqipëria tashmë ndodhet përpara shansit dhe transformimit ekonomik. Pakti i Stabilitetit është një tjetër mundësi për investime. Greqia është ajo që ka treguar shembullin e saj me dhënien e 320 miliard dollarëve për këtë Pakt.
Nga Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Zef Preçi interpretohet se tani biznesi ka rregulla të ndryshme nga politika. Motoja e qeverisë është lufta pa kompromis kundër korrupsionit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti