Takimi Kushner-Solis (3 Dhjetor 1999)
Bernard Kushner, Administratori civil i OKB-së për Kosovën, e ka mbyllur axhendën dyditore të vizitës në Tiranë me takimin me Ministrin e Shëndetësisë Leonard Solis. Një spital i ri financim i Agjensisë Franceze për Zhvillim do të ngrihet pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Kjo agjensi do të përcaktojë fituesen në tenderin që do organizohet me 15 Dhjetor për ndërtimin e këtij spitali të ri. Konkurojnë 10 firma ndërtimi, 5 francezë dhe 5 shqiptarë. Kushner ish Ministër i Shëndetësisë Franceze i ka tërhequr vëmendjen Ministrit Solis pse nuk ka vizituar deri tani Kosovën. Kushner e Solis janë konsultuar për problemet e shëndetit publik në Kosovë e Shqipëri./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame