Spartak Poçi me Ambasadorin Grek Malias – (1 Dhjetor 1999)


Spartak Poçi me Ambasadorin Grek Malias – (1 Dhjetor 1999)

21:58 01/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqipëria e Jugut është nën kontrollin e plotë të policisë shqiptare. Ministri i Rendit Spartak Poçi ka paralajmeruar sot para komisionit parlamentar të rendit dhe SHIK-ut dhe Ambasadorit Grek Malias pajisjen me salla operative dhe pajisje bashkëkohore të drejtorive të policisë në prefekturën e Gjirokastrës.

Sipas ministrit Poçit në Sarandë kanë nisur punimet ndërsa gjatë Janarit do të punohet në Korçe dhe në qytetet e tjera të kësaj prefekture. Ministri i Rendit Spartak Poçi ka theksuar se në mesin e muajit Dhjetor do të vizitojë Greqinë, ndërkohë që po në këtë periudhë do të dërgohen atje për specializim specialiste të shërbimit informativ të rendit dhe specialistë të policisë kriminale shqiptare.

Në saj të bashkëpunimit dypalësh shqiptaro-grek, po u jepet goditje grupeve të fallsifikatorëve të vizave greke. Brenda vitit 2000 do të realizohet komunikimi direkt kompjuterik për shkëmbimin e të dhënave për grupet kriminale mafioze në nivel ministrash për të larguar nga rruga e përfshirjes në akte kriminale të fëmijëve shqiptare nëpër semaforët e Greqisë.

Në qytetet e Shqipërisë së Jugut, Qeveria Greke do të financojë ngritjen e një Qendre Sociale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme