Ambasada Shqiptare në Bullgari – (1 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
55-vjetori i Çlirimit, festat e 28 dhe 29 Nëntorit janë festuar kudo ku ndodhen shqiptarë dhe miq të Shqipërisë në gjithë botën. Edhe në Bullgari u festuan këto festa me një përkushtim të veçantë. Në Ambasadën Shqiptare në Bullgari në një atmosferë festive u pritën përfaqësues të Trupave Diplomatik të akredituara atje, përfaqësues të institucioneve bullgare, të organizatave shoqërore, shqiptare me banim në Sofje, studentë nga Shqipëria si dhe autoritete vendase e të huaja.
Në atmosferë mjaft të gëzuar dhe festive kaloi mbrëmja e organizuar në një nga sallat e Pallatit të Kulturës në Sofje. Fjalën e rastit e mbajti Ambasadori Shqiptar, zoti Avni Xhelili. Në këtë festë jubilare mori pjesë dhe përshendeti Kryetari i PS, zoti Fatos Nano. Në lidhje me organizimin e festës të shqiptarëve që banojnë në Bullgari, Ambasadori Xhelili u shpreh:
Avni Xhelili, Ambasadori Shqiptar në Bullgari:- “Duke qenë se festa jonë kombëtare këtë vit përputhet dhe me mbylljen e këtij mijëvjeçari, le të shpresojmë që mijëvjeçari tjetër, shekulli tjetër që po troket, të jetë më i mbarë, më fatlum, më i begatë për shqiptarët”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame