“Sot do të mbushte 43 vjeç”, këngëtarja kujton bashkëshortin


“Sot do të mbushte 43 vjeç”, këngëtarja kujton bashkëshortin

22:53 19/05/2020

Këngëtarja e mirënjohur Dorina Tiko kujtoi këtë të martë bashkëshortin e saj të ndjerë, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ish-anëtarja e “Spirit Voice”, tha se ata ishin njohur që të vegjël dhe mungesa e tij është shumë e vështirë.

Rudina: Jeta të ka përballur me një moment tepër të vështirë, apo jo? Vetëm para 1 viti e gjysmë bashkëshorti yt u nda nga jeta pas një…

Dorina Tiko: Po për shkak të një ataku në zemër dhe krejt papritur.

Rudina: Më vjen shumë keq, kur shikoj fotot, jeni një familje kaq e bukur dhe më vjen shumë keq.

Dorina Tiko: Faleminderit. Sot është ditëlindja e bashkëshortit tim.

Rudina: Sot është ditëlindja?

Dorina Tiko: Po.

Rudina: Në fakt ditën e sotme ishe ti që e përcaktove, doje që të ishte pikërisht kjo ditë dhe ja cila paska qenë arsyeja. Ta kujtosh sot në ditëlindjen e tij.

Dorina Tiko: Po, patjetër.

Rudina: Patjetër që të mungon shumë, me siguri shumë të lidhur me njëri-tjetrin, duket edhe sot, vështirë ta përballosh momentet kur e kujton, apo jo?

Dorina Tiko: E vështirë është sepse jemi njohur që të vegjël, që në Shqipëri. Kemi ardhur këtu, krijuam familje, kemi 2 djem të mrekullueshëm, i madhi mbushi 18 vjeç, i vogli në Qershor mbush 13. Kam kaluar një jetë shumë të bukur, ka qenë gjithmonë shtysë për mua që të vazhdoja muzikën. Gjithmonë ka qenë pranë meje, shumë optimist, shumë… nuk e di, ka qenë frymëzim për mua, dhe është e vështirë, shumë e vështirë… malli, çdo gjë. Sot do të mbushte 43 vjeç. /tvklan.al






Të ngjashme