Ellie Goulding flet për agjerimin e saj prej 40 orësh
Këngëtarja 33-vjeçare, Ellie Goulding zbuloi se agjëron deri në 40 orë. Për “The Mirror”, Goulding u shpreh se regjimi i saj ndihmon në uljen e inflamacionit dhe ka marrë miratimin nga mjeku i saj, për ta bërë këtë.
Këngëtarja konsumon ujë dhe pije të tjera për gati dy ditë, përpara se ajo agjëron.
“Agjërimi është i sigurt dhe i dobishëm, përveç nëse jeni diabetik ose keni probleme serioze shëndetësore. Agjërimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i dhënë pushim sistemit tuaj të tretjes“.
Fillimisht Goulding tregon se ka nisur të agjerojë 12 orë dhe më pas filloi me 40-orë.
Por kjo deklaratë është shoqëruar me shumë kritikë. Të shumtë ishin ata që shprehen se kjo nuk është një mënyrë e shëndetshme e të ushqyerit.
Goulding sqaroi se nuk po e ofronte regjimin e saj të agjërimit si këshillë që të tjerët duhet ta ndjekin.
“Unë nuk e dhashë atë si këshillë. Unë e bëj agjerimin dhe jam jashtëzakonisht e aftë dhe e shëndetshme”./tvklan.al