Partia Demokratike dhe projektligji për pastrimin e parave (6 Dhjetor 1999)


Partia Demokratike dhe projektligji për pastrimin e parave (6 Dhjetor 1999)

13:53 06/12/1999

Prokurim për pastrimin e parave. Ky është propozimi më i fundit i demokratëve i cili do të paraqitet në formën e një projektligji në Parlament. Sipas kryetarit të grupit parlamentar Jemin Gjana kjo bëhet për shkak të hapave galopant të kontrabandës dhe korrupsionit, zhvillimit të ekonomisë informale si dhe shkallën e lartë të trafiqeve.

Partia Demokratike përmes këtij projektligji synon angazhimin dhe sipërmarrjen e saj për të kontribuar në luftën kundër pasurive të paligjshme dhe pasurive që kanë burim krimin e çdo lloji. Sipas projektit të Partisë Demokrtike nëpërmjet ligjit të prokurorimit të pastrimit të parave, mund të rritet mundësia për identifikimin e pasurive të përfituara në rrugë e veprimtari kriminale. Nuk ka mbetur pa u komentuar sot as debati i aferave financiare i nisur dy ditë më parë mes Pollos dhe Berishës.

Sipas Gjanës i cili ka nisur me tone të zbutura, e mira do të ishte që kjo të ishte bërë zyrtarisht midis strukturave të Partisë Demokratike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme