Gjiknuri, letër opozitës për “Zgjedhoren”


Gjiknuri, letër opozitës për “Zgjedhoren”

16:53 20/05/2020

 “Ta mbyllim reformën brenda 31 Majit”

Të njëjtin apel si Taulant Balla drejtuar opozitës, ka bërë dhe bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Në një email drejtuar të gjithë përfaqësuesve të Këshillit Politik, Gjiknuri ka kërkuar mbajtjen e mbledhjes se radhës të enjten e 21 Majit, ose të premten e 22 Majit në orën 10:00.

Gjiknuri kujton nevojën urgjente që ka zhvillimi i kësaj mbledhje pas dështimin të asaj të planifikuar në 18 Maj, për të vazhduar me diskutimet për kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore. 

Grupi i ekspertëve teknikë, përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, shkruan ai, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakodësi. Gjiknuri kërkon të mos humbet kohë, që brenda fatit të vendosur prej vetë opozitës, datës 31 Maj, të përfundojë drafti i dakordësuar.

Tv Klan






Të ngjashme