Kryeministri Meta takim me Bankën Botërore (7 Dhjetor 1999)
Banka Botërore i ka dhënë garanci të plota Kryeministrit Ilir Meta për mbështetjen financiare për reformat dhe projektet konkrete të Qeverisë Shqiptare. Sipas Kryeministrit Meta intensiteti i thellimit të reformave është shtuar. Është hartuar grafiku për zbatimin e ligjit të ri për statusin e nëpunësit civil, ndaj kërkohet mbështetje financiare. Është momenti kur Qeveria po menaxhon shpenzimet publike, tha Meta, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me pushtetin lokal. Reforma do të shtrihet edhe në gjyqësor, theksoi Meta, duke premtuar bashkëpunimin me Prokurorinë në luftë kundër korrupsionit, kontrabandës dhe trafiqeve ilegale. Meta i ka njohur përfaqësuesit e Bankës Botërore me shifrat e projektbuxhetit të ri për vitin 2000./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame