Ura e Peshkatarit – (5 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ura e Peshkatarit nuk ka gjetur qetësi as sot. Mbi urë udhëtarët që nisën nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas u përcillen furgonëve në të dy anët e urës me një çmim që shkon deri në 2500 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë nën urë puna vazhdon prej disa ditësh.
Këmbët e urës së prishur po përforcohen me gurë, rrjeta teli si dhe derdhje betoni. Janë dëmtuar 65 metra gjatësi ure ndërsa nga shfrytëzimi i zhavorrit pranë urës, niveli i tokës ka zbritur me 4 metra. Parashikohet që brenda 75 ditësh Ura e Peshkatarit të bëhet e parrezikshme për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Megjithatë krahas Urës së Peshkatarit e ndërtuar në vitin 1923 brenda viti 2000 do të ndërtohet dhe një urë e re. Ndërkohë në lavatriçen e përfolur si shkaktare e përdorimit pa kriter të zhavorrit të lumit Erzen edhe sot puna vazhdonte./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame