Habit balerina: Kam 446 palë këpucë
Balerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Isida Mollaymeri, tha në emisionin “Rudina” në Tv Klan, se në garderobën e saj ka 446 palë këpucë.
Rudina: Balerina si balerinat, të gjithë të bukura…me një palë këpucë me vete. Ky është objekti që ke sjellë me vete, janë këpucët pasioni yt?
Isida Mollaymeri: Po, këpucët janë pasioni im. Ka lindur si pasion nga atletet e baletit, duke qenë se janë superkomode.
Rudina: Atletet e baletit? Ka baleti atlete specifike, të vetat?
Isida Mollaymeri: Po, sepse duhet të jenë shumë të buta, më fleksibël se atletet normale, kështu që nga ato ka lindur dashuria për këpucët.
Rudina: Dhe ke sjellë një palë këpucë transparente, shumë të bukura. Sa këpucë ke në shtëpi, i bie të të pyes tani?
Isida Mollaymeri: Kam 446…
Rudina: Çfarë? 446?
Isida Mollaymeri: Po.
Rudina: Por duhet një dhomë më vete për atë?
Isida Mollaymeri: E kam edhe atë, i gjithë korridori është për këpucët e mia.
Rudina: Do ta zbulojmë sepse kemi xhiruar edhe këpucët e Isidës…
Balerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit tha se “përballe një vitrine nuk me sheh syri asgjë tjetër veç këpucëve”./tvklan.al