Ministri Angjeli dhe takimi me Bankën Tregtare (7 Dhjetor 1999)


Ministri Angjeli dhe takimi me Bankën Tregtare (7 Dhjetor 1999)

12:26 07/12/1999

Banka Kombëtare Tregtare brenda 31 Marsit do të kalojë në duart e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, IFC-së Amerikane e Kenbangut të Turqisë. Në takimin me kryefinancierin Angjeli, zëvëndëspresidenti i BERZH-it premtoi financimin prej 30 milion eurosh për sistemin elektroenergjitik shqiptar dhe financimin e segmentit të fundit rrugor të Koridorit 8, rrugën Elbasan-Librazhd.

Po sonte Qeveria Gjermane ka akorduar 35 milion deutcshmarka për ristrukturimin e hidrocentrale Bistrica 1 e Bistrica 2 dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë. Pak ditë më parë në Berlin zhvilloi punimet Konferenca 3 Ekonomike për Europën Juglindore. Shqipëria përfaqësohej në këtë Konferencë nga një grup deputetësh e biznesmenësh të lidhur me Gjermaninë. Shteti Shqiptar duhet të heqë dorë nga preferencat për investitorët dhe shtetet fqinje, në një kohe që biznesi gjerman ofron teknologji më bashkëkohore për sektorët stretegjike të ekonomisë shqiptare, thanë ata në diskutimet e tyre.

Ka diskutuar dhe ish Ministri i Financave Arben Malaj i cili ka shpjeguar lehtësitë që ka krijuar Shteti Shqiptar për thithjen e investimeve të huaja në kuadër të Paktit të Stabilitetit në Europën Juglindore./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme