40 vjetori i artit skenik (10 Dhjetor 1999)
I titulluar Alternativa, programi 3 ditor hapi sot festimin e 40 vjetorit të shkollës së teatrit shqiptar. Fakulteti i Artiti Skenik është pasardhës i shkollës së aktorëve “Aleksandër Moisiu” e themeluar në vitin 1959. Ky fakultet për dekada me radhë ka prezantuar breza aktorësh që janë ngulitur në memorien e gjithësecilit. Në hapjen e këtij festimi merrnin pjesë Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, Rektori i Akademisë së Arteve të Bukura Kastriot Çaushi, si dhe Aktorë të Popullit, Artistë të Merituar, studentë, pedagogë, miq e të ftuar nderi.
Më pas një simpozium i titulluar “Teatri Kontemporan, tradita dhe modernia” solli para të ftuarve kujtime të shumta, nostalgji dhe mall. U renditën hap pas hapi emra aktorësh që nga Naim Frashëri, Lazer Filipi, Sandër Prosi, Mihal Popi deri tek Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa e të tjerë. Nga ky fakultet tha dekani Petrit Malaj janë përcjellë përmes aktorëve personazhet e Shekspirit, Molierit, Gogolit. Më pas të ftuarit ndoqën pjesën “Arslonga” të luajtur nga studentët e degës së dramës./tvklan.al