Fatos Nano intervistë (10 Dhjetor 1999)
Fatos Nano: Kam bindjen se shoqëria shqiptare tash po maturohet dhe politika shqiptare do të duhet të vazhdojë ta mbështesë këtë proces maturimi drejt standarteve dhe realiteteve evropiane dhe mbi këtë bazë lind detyrimi për të nxitur të gjitha veprimet, të gjitha programet dhe të gjitha masat që forcojnë dhënien e drejtësisë, forcojnë shtetin ligjor dhe ndërpresin procesin e veprimit kaotik primitiv të shoqërive të mbetura për vetëgjyqësi dhe për gjakmarrje. Për pasojë unë e përshëndes këtë vendim dhe në emër të mazhorancës politike që qeveris vendin shpreh angazhimin tim për të vazhduar të punojmë me institucionet e këtij shteti demokratik që mentaliteti shoqëror dhe edukata e qytetarëve të Shqipërisë të evoluojë në të njëjtin ritëm siç po zhvillohen reformat institucionale./tvklan.al