Tepelena e Memaliaj pa ujë – (9 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndërhyrje pa masë që prej dy vitesh nga shteti për ujesjellësin e Memaliajt dhe Tepelenës, por përsëri ka probleme. Megjithëse Tepelena e Memaliaj ka burime ujore, ai në mjaft raste është i kufizuar për qytetarët. Gjendja teknike e rrjetit inxhinierik dhe stacionit të pompimit është e amortizuar, në Tepelenë kap shifrën 40 përqind dhe në Memaliaj 60 përqind, pa përmendur këtu ujesjellësat e fshatrave që janë tërësisht jashtë funksionimit normal.
10 milion lekë është fondi i dhënë nga Qeveria për stacionin e pompimit dhe rrjetin inxhinierik për pjesën juglindore të qytetit Memaliaj. Ndërsa në Tepelenë është investuar nga një shoqatë e programit EKO prej 45 mijë dollarësh, duke vendosur dy pompa dhe duke përmirësuar gjendjen.
Për të patur ujë 24 në Memaliaj duhet bërë ndërprerja e gjithë ndërhyrjeve të paligjshme. 140 familje në fshatra marrin ujë nga tubacioni kryesor. Problemi më kryesor është mospagesa e faturave të ujit nga të dy qytetet e 20 fshatrave, gjë që ka sjellë probleme financiare për ndërrmarjen./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti