Elbasan, rezervuari i peshkut – (9 Dhjetor 1999)


Elbasan, rezervuari i peshkut – (9 Dhjetor 1999)

10:50 09/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Katastrofë ekologjike në Klos të Elbasanit. 400 mijë rasate peshku mbeten pa ujë dhe si rezultat 150 mijë rasate të ngordhura. Të gjitha keto rasate i përkasin njërit prej rezervateve më të mëdhenj në Shqipëri të rritjes së rasatit në Klos. Siperfaqja prej 20 hektaresh tashmë është bërë pre e pulebardhave, lejlekëve e çafkave që ushqehen me peshq të vegjël. Nga ekonomia e Klosit furnizohen me rasat gati të gjitha rrethet e Shqipërisë së Mesme.

Sipas specialistëve si shkak i katastrofës ekologjike ka shërbyer mungesa e ujit e shkaktuar kjo nga devijimi i ujit të kanalit, si pasojë e zbatimit të projektit të Bankës Botërore në bujqësi. Tashmë që po afrojnë ngricat, ekonomia po shkon drejt falimentimit, pasi rasatet nuk i durojnë temeraturave të ulta.

Në ekonominë e Klosit para pak vitesh u investuan 150 milion lekë nga një donator norvegjez i cili duke parë kaosin që ndodh në Shqipëri është tërhequr menjëherë. Tani për tani asnjë investim mbi këtë rezervuar, i cili ushqen rezervuarët e rritjes së peshkut kudo në Shqipëri duke konkuruar edhe peshkun e importuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme