Fakulteti i Artit Skenik (11 Dhjetor 1999)
Edhe sot në Akademinë e Arteve të Bukura kanë vazhduar aktivitetet. Studentët e artit skenik janë mundur të sjellin një atmosferë të ngrohtë për artdashësit me dramën “Leksioni” i Juneskos dhe më pas kanë vazhduar me dramën “Mosmarrëveshje”. Në ekspozitën skenografike rreth 80 punime në skenografi, kostumografi, regjisurë, pikturë, vizatim dhe maket janë paraqitur për herë të parë në Shqipëri për nder të këtij përvjetori. Aktivitetet e festimit të 40 vjetorit do të vazhdojnë edhe nesër në Akademinë e Arteve të Bukura.
Petrit Malaj: Mendoj se përbën një eveniment në vetvete, janë zgjedhur punime të tërë viteve të studentëve të kësaj dege dhe mendoj se përfaqësohet më së miri pikërisht ky specialitet që për mua tashmë është mbrojtur më së miri dhe sepse brenda vetes përmban personalitete të fuqishme siç është një ndër ta dhe profesor Agim Zajmi por dhe shumë të tjerë./tvklan.al