Sauku tre vjet pa ujë (12 Dhjetor 1999)
Tre vjet pa ujë. Ky është fati i mijëra banorëve që jetojnë në Sauk, fshat në lindje të Tiranës i cili numëron me orë fundin e këtij mijëvjeçari pasi viti i ri mund tju sjellë një zgjidhje . Të dyja pjesët e ndara të këtij fshati kanë probleme me ujin. Mbi 800 shtëpi në Saukun e ri mëngjesi i zgjon jo me prekuopimin e të shkuarit në punë,por se më se do shkojnë të mbushin ujin që rrjedh shumë larg.
Tre kilometra larg shtëpive të tyre gjenden banesat me uje, tek të cilat janë të detyruar këta banorë të trokasin çdo ditë për të mbushur ujë. Rruga për në përroin që siguron larjen e rrobave është më e shkurtër, një kilometër nga lagja e cila përshkohet në këmbë. Ndodh që për të pakësuar lodhjen edhe nga ky përrua është mbushur ujë për të pirë. Megjithëse në këtë fshat edhe energjia elektrike mungon më banorja më emergjente për të jetuar është uji i pijshëm./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti