Gjirokastra me spital rajonal – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ministria e Shëndetësisë dhuron statusin rajonal spitalit të Gjirokastrës. Marrja e këtij titulli do të sjellë përfitime më shumë në investime krahasuar me spitalin e Tepelenës dhe Përmetit. Në të dy këto spitale do jepet vetëm ndihma e parë për rastet urgjente ndërsa kurimi do bëhet në Gjirokastër.
Në spital mungojnë ende shumë gjëra ndaj sipas drejtuesve të tij edhe njerëzit nuk mund të pretendojnë që ai të jetë i përsosur. Në krahasim me vitet e mëparshme shërbimi është përmirësuar por në disa reparte si në sallën e operacionit ndihet nevoja e aparaturave. Edhe ilaçet në mjaft rast blihen nga qytetarët.
Në këtë spital po bëhen përpjekje për lidhje midis spitalit të Janinës dhe Gjirokastrës për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit spitalor./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti