Presidenti Rexhep Mejdani në Kinë – (15 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria Kineze ka konfirmuar sot kredinë 20 milion juan rreth 10 milion dollarë për Shqiperinë. Në takimin e sotëm me Kryeministrin Kinez, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka marrë mbështetjen financiare kineze për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit.
Presidenti Mejdani ka theksuar se Shteti Shqiptar njeh vetëm një Kinë në arenen ndërkombëtare. Kina do të tolerojë Shqipërinë në trajtimin e borxhit të vjetër prej 35 milion dollarësh. Shteti kinez ka ofruar mbështetje edhe për ushtrinë dhe për sistemin elektro energjitik. Presidenti Kinez Xian Xemin e ka konsideruar Shqipërinë pikë strategjike në Ballkan për të pushtuar tregjet e Europës Juglindore me mallra kineze.
Presidenti Mejdani shoqërohet në këtë vizitë në Kinë nga Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle, Ministri Jashtëm Paskal Milo, Ministri i Financave Anastas Angjeli, Ministri Ekonomisë e Privatizimit Zef Preçi dhe një grup ekspertësh, përfshirë drejtorin e KESH, Fahrudin Hoxha dhe ish-Ministrin e Jashtëm Reis Malile.
Mejdani ka lënë pas sot kryeqytetin Kinez Pekin, për të vazhduar me vizitën në Shangai./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame