Si e përmirëson cilësinë e flokëve çokollata e zezë
Studime të ndryshme tregojnë se çokollata e zezë ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve dhe parandalon rënien e tyre.
Një hulumtim i kryer tregoi disa rezultate interesante që lidhen me përdorimin e çokollatës së zezë dhe rritjen e flokëve. Meqenëse është e pasur me kakao, ajo përmban një përbërës që ndikon në rritjen e flokëve.
Gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e volumit të tyre, falë disa mineraleve të pasura që gjenden në të, që shkaktojnë rritjen e qelizave, duke rezultuar në rritjen më të mirë të flokëve.
Rekomandohet që për flokët e dobët dhe pa jetë, të përdorni një maskë me çokollatë të zezë. Përzieni pak çokollatë të zezë me mjaltë dhe kos. Aplikojeni këtë maskë në flokët tuaj, e lini për gjysmë ore dhe më pas e lani. Do të habiteni kur të shihni që flokët tuaj do jenë të butë dhe me shkëlqim.
Nëse flokët janë të thatë, përzieni pak çokollatë të zezë me vaj kokosi. Masën që krijohet e aplikoni në flokë dhe mbajeni për një orë. Më pas lani flokët me ujë të vakët dhe do të shihni menjëherë ndryshimin./tvklan.al