Festimi i 13 Dhjetorit në Shkodër (13 Dhjetor 1999)
Ka nisur i tensionuar festimi i 13 Dhjetorit, ditës së rrëzimit të diktaturës në Shkodër. 9 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhes ka ndarë dukshëm Partinë Demokratike të këtij qyteti mes përkrahësve të Berishës dhe të Genc Pollos. Partia Demokratike e Shkodrës kishte ftuar në këtë përvjetor edhe drejtues aktualë të Partisë Demokratike përfshirë dhe Sali Berishën të cilët nuk kanë shkuar në Shkodër për shkak të mbledhjes këshillit kombëtar.
Ndërkohë kanë shkuar Genc Pollo, Leonard Demi dhe Ekrem Spahia. Prania e Pollos në sallën e Teatrit të Shkodrës ka sjellë reagime kundër tij nga disa të pranishëm që mbanin në duar fotografinë e Berishës. Janë dashur disa minuta që të normalizohej situata. Demokratët shkodranë që kanë folur kanë bërë apel për bashkimin e PD-së duke lënë mënjanë akuzat për përçarje dhe përjashtimet .
Ne u shprehën ato po zbatojmë me përpikmëri filozofinë e përçarjes që po mundohen të fusin socialistët brenda Partisë Demokratike. Kanë përshendetur edhe drejtuesit lokalë të partive të djathta në Shkodër. Për ti lënë mënjanë xhelozitë e lidershipit kanë thanë ata të gjitha partita e djathta ti kundëvihemi fuqishëm koalicionit të dështuar qeveritar Aleanca për Shtetin. “Rroftë Shkodra antikomuniste”, “Azemi është gjallë” kanë qënë këto parrullat e demokratëve shkodranë. Më pas festa ka vijuar me koncertin ku kanë marrë pjesë Bujar Qamili, Violeta Zefi e të tjerë./ tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego