Tatimi mbi vlerën e shtuar (18 Dhjetor 1999)
Ashtu si çdo institucion, këtë fundviti bën bilancin e realizimit të planeve apo fitimeve që i ka sjellë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku për herë të parë gjatë muajit Nëntor të ardhurat kanë tejkaluar planin. Sipas të dhënave gjatë këtij muaji janë arkëtuar 977 milion lekë ndërkohë që plani i vendosur ka qënë 890 milion lekë. Mbase për këtë ka shërbyer tatimi dhe kërkesat e Ministrit të Financave Angjeli për ecurinë e vjeljes së tatimit të vlerës së shtuar, i cili i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të hartojnë një plan konkret veprimi në mënyrë që deri në fund të vitit të rriten në mënyrë të ndjeshme të ardhurat në buxhet prej tvsh-së. Dhe shumë shpejt këto fjalë realizohen ndërsa si 11 mujor janë arkëtuar 8.115 miliard lekë ndërkohë që plani 1 vjeçar ka qënë 9. 967 miliard lekë. Gjatë 10 muajve të parë të vitit të ardhurat kanë qënë në nivele mesatare për t’u afruar më pas muajve të fundit niveleve tejkaluese./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti