Lewandowski synon rekordin
Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe kush më mirë se Robert Lewandowski di ta bëjë këtë. Sulmuesi polak po vijon të jetë i frikshëm me statistikat sezonale, duke qenë kandidat potencial për Këpucën e Artë Europiane.
Goli i shënuar këtë fundjavë ndaj Eintracht Frankfurt në fitoren 5-2 i dha forcë Bayernit për të reaguar dhe për të qenë e qetë në rrugën drejt titullit.
Por me 27 golat e shënuar me fanellën bavareze deri në këtë pikë të sezonit, Lewa është në korsinë e duhur për një tjetër rekord, atë të shënuesit më të mirë në historinë e Bundesligës.
Rekordi aktual mbahet nga ish-sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Gerd Muller me 40 gola, shifër që kërcënohet seriozisht nga 31-vjeçari nga Varshava.
Aktualisht, Lewandowski ndodhet në vendin e shtatë në këtë
klasifikim interesant. Para tij gjendet, ish sulmuesi i Hannover 96, Uve Seler me
30 gola aq sa Jupp Hejnkes.
Legjenda e Bayern Munich dhe Gjermanisë Gerd Müller është golashënuesi më i
mirë i Bundesligës i të gjitha kohërave. Ai e mbylli karrierën e tij me 365
gola në 427 ndeshje, ndërsa mban rekordin si “goleadori” më i mirë i
Bundesligës.
Në sezonin 1971-1972 “DER Bombert” shënoi 40 gola, ku koleksionoi 4 hat-trike, një poker dhe një manita. Por ky rekord kërcënohet seriozisht nga Lewandowski që në 7 javët e mbetura i duhet të shënojë të paktën 14 gola për të qenë ai në historinë e mrekullueshme të Bundesligës.
Klan Plus