Prindërit e përfshirë në edukimin e fëmijëve (20 Dhjetor 1999)


Prindërit e përfshirë në edukimin e fëmijëve (20 Dhjetor 1999)

15:03 20/12/1999

Dashuria e prindit e ndihmon fëmijën të formojë karakterin, vlerësimin e drejtë për veten dhe aftësitë e tij. Është koha t’i jepet fund ndëshkimit fizik të fëmijëve. Dhuna në familje gjeneron dhunë. Ndaj ka disa vite që është krijuar qendra për përfshirjen e prindërve në edukim, duke grupuar mësues, prindër si dhe specialistë, duke patur gjithnjë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.

Sot përurohet kjo qendër e cila ka për qëllim rritjen e ndikimit të prindërve në drejtim të përmbajtjes dhe strukturës së edukimit si dhe për të rritur vëmendjen e tyre ndaj mbarëvajtjes së fëmijëve në shkollë. Pra një komunikim më i afërt mes prindërve dhe mësuesve të shkollës të cilët duke kontribuar të dy mund të rrisin një brez pa vese dhe me një kulturë bashkëkohore. Suksesi i fëmijëve të çdokujt varet nga puna në grup. Pjesëmarrja në të mund të jetë një sfidë ndaj edukimi jo vetëm në shkollë por një prioritet dhe në shtëpitë tona./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme