Talenti i fundshekullit (21 Dhjetor 1999)


Talenti i fundshekullit (21 Dhjetor 1999)

15:25 21/12/1999

Për tre ditë fëmijët e shkollave 8-vjeçare të Tiranës dhe të Prishtinës do të takohen në një konkurs për të nxjerrë talentin e ri të fundshekullit. Nata e parë e këtij konkursi u çel sot në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës i mundësuar me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit e Shkencës. 20 fëmijë, 10 prej të cilëve janë nga Prishtina nisen sot garën tre ditore, ku kanë konkuruar 15 fëmijë në këngë, sport e pikturë. Nga Prishtina merrte pjesë edhe kampionia e botës në karate për fëmijë. Pas çdo interpretimi fëmijët kanë marrë dhe dhuratën që i është dhënë me rastin e Vitit të Ri. Fituesit do të shpallen ditën e enjte./tvklan.al






Të ngjashme