U bë nënë kur ishte 16 vjeç: Prindërit e mi nuk e donin bashkëshortin, se ishte shumë i varfër
Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 27-vjeçares, Manuela Merga. Ajo është bërë nënë që kur ishte 16 vjeç dhe sot ka dy vajza, 3 dhe 9 vjeç.
Personi që ajo donte kishte një diferencë të madhe më të në moshë dhe familja nuk ishte dakord pasi ishte dhe i varfër.
Por ata e donin njëri-tjetrin, prandaj ai e rrëmbeu. Filluan të jetonin së bashku dhe të krijonin edhe një familje.
Mirela Milori: Kur je njohur me bashkëshortin? Ke qenë e vogël? 16 vjeç apo jo?
Manuela Merga: Jemi afër në lagje, komshie. Prindërit e mi nuk donin që unë ta merrja atë, ngaqë ishte shumë i varfër.
Mirela Milori: Megjithatë ti vendose dhe e more?
Manuela Merga: Po!
Mirela Milori: Sa vjet më i madh se ty?
Manuela Merga: Ai është 43, unë jam 27 vjeç.
Mirela Milori: Ka një diferencë moshe. Nuk e more parasysh atëherë?
Manuela Merga: Isha shumë e re, adoleshente, 15-16 vjeç ika!
Mirela Milori: U rrëmbyet apo me martesë normale?
Manuela Merga: Jo u rrëmbyem!
Mirela Milori: Edhe ndërtuat jetën aty pranë familjes?
Manuela Merga: Po!
Mirela Milori: Lind vajza e madhe? Aurora?
Manuela Merga: Po Aurora sot është 9 vjeç.
Mirela Milori: Sa vjeç ishe kur lindi Aurora?
Manuela Merga: 16 vjeç!
Mirela Milori: Shumë e re! Fëmijë për vete! Si t’u duk kur ishe fëmijë dhe linde një fëmijë?
Manuela Merga: Kur lindi goca lindi me probleme me këmbën, edhe në spital pastaj e rregulluan, tani e ka pak si të shtrembër atë nyjën, por mirë./tvklan.al