
Punëtoret e seksit në Gjermani kërkojnë rifillimin e punës
Sindikata e shtëpive publike dhe punëtoreve të seksit në Gjermani i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë rifillimin e aktivitetit të këtyre bizneseve, teksa vendi ka nisur gradualisht procesin e hapjes.
Në një letër të hapur dërguar deputetëve gjermanë, kjo sindikatë thotë se ka hartuar edhe një plan higjieno-sanitar për të ofruar siguri në këtë periudhë pandemie.
Sipas tyre, punonjëset e seksit tashmë janë me eksperiencë e nevojshme për të mos vënë në rrezik shëndetin e tyre dhe të klientëve.
Në këtë letër të hapur, sindikata ka ftuar edhe deputetët që të vizitojnë nga afër një shtëpi publike për të parë respektimin e masave higjieno-sanitare. /tvklan.al