Monumentet në kryeqytet – (24 Prill 2000)


Monumentet në kryeqytet – (24 Prill 2000)

20:13 24/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Nëse një i huaj pyet në kryeqytet se ku ka ndonjë momument menjëherë do t’i përgjigjeni ky këtu pas Skënderbeut. Një i huaj e kupton që këta nën pemë kanë qenë vëllezër sepse edhe ngjajnë. Por vetëm Naim Frasheri e ka pllakatën me emër dhe datat e jetës. Mermeri i dy të tjerëve nuk dihet ku është vendosur.

Për çdo kohë përveç monumenteve nëpër sheshe lë gjurmët e kulturës edhe në muret e jashtme e të brendshme të ndërtesave. Godinat e Ministrive ndërtuar gjatë Monarkisë dallohen nga relievet e portreteve në fasadë. Ish-Stabilimenti “Mihal Duri” dallohet nga simbolet e komunizmit që janë ruajtur edhe pas rikonstruksionit. Edhe në ndonjë pallat të viteve të fundit ndonjë merakli i artit është kujtuar për dorën e piktorit e skulptorit. Por vetëm kaq është fare pak për një kryeqytet europian të shekullit XXI./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme