Përgatitjet për Miss Shqiperia 2000 – (25 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Spektakli i bukurisë në rrugën drejt përfundimit. Kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre disa të ftuarit e huaj si Alan Sorenti, fituesi i cmimit te parë në Sanremo për të rinjtë Fedele Bokasini, këngëtarja e njohur greke Mado. Për spektaklin e Miss Shqipërisë vjen eskluzivisht, pas suksesit në Francë dhe në Nju Jork edhe balerina Ueida El Sayed.
Bukuroshet e Miss Shqipërisë kanë nisur sot provat koreografike në një nga sallat e TOB. Koreografi Agron Aliaj, Artist i Popullit, tashmë ka ndërtuar platformën për të gjitha sfilatat e spektaklit. Stafi i Miss Shqipërisë ka ndarë detyrat dhe procedohet paralelisht në disa drejtime.
Skenografi Joni Kraja pas disa ekspeditash në Butrint është duke u përgatitur të niset për të ndjekur nga afër realizimin e skenografisë. Kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre këngëtarët Elton Deda, Redon Makashi, Ledina Çelo e të tjerë. Firmat më të rëndësishme të jugut të Shqipërisë si Elka, Glina, Hari Lena, etj do të jenë të pranishme në këtë spektakël. Po ashtu kanë siguruar mbështetjen e tyre financiare INSIG, Telekom, AMC, si dhe disa nga Bankat më të fuqishme në vend.
Grupi menaxherial është duke punuar për të arritur kontaktet me elementë të tjerë ndihmës të cilët do të merren drejtpërdrejtë me realizimin e skenës në Butrint./tvklan.al