Instituti i Statistikave, papunësia në Shqipëri – (25 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri ka 240 mijë të papunë. Sipas anketimit të këtij instituti në çdo dy persona të aftë për punë njëri është i papunë. Në bazë të statistikave ndër 100 të rinj të grupmoshave 15-29 vjeç rreth 60 përqind e tyre punojnë ose kërkojnë punë.
Për popullsinë mbi 50 vjeç ndër 100 veta vetëm 38 prej tyre janë të punësuar. Llogariten rreth 1 milion e 300 mijë veta të punësuar në nivel kombëtar. Sipas gjinisë varjojnë 665 mijë e 630 meshkuj dhe 486 mijë e 558 femra të punësuara. Në sektorin privat numërohen rreth 900 mijë të punësuar. Gjatë vitit 98 paga mujore për një të punësuar në sektorin shtetëror ishte 10 mijë e 735 lekë. Pagën më të lartë e kanë stomatologët.
Këto të dhëna janë pas anketimit të 11 mijë e 523 familjeve në të gjithë vendin./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame