UMNIK, banorët e Hasit, kartat e identifikimit – (23 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
UMNIK-u hoqi praktikën e kartës së identifikimit për banorët e rrethit të Hasit që shkojnë në Kosovë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Prushit. Burime të policisë vendase bëjnë të ditur se duke filluar nga dita e djeshme në pikën kufitare të Qafë Prushit mund të kalojnë të gjithë personat që janë të pajisur me pasaportë.
Kjo masë u mor nga ana e UNMNIK-ut për faktin se në Gjakovë u kapën karta identifikimi të falsifikuara të cilat tregtoheshin me një çmim nga 5-10 marka thanë burimet. Zëdhënësi i komisariatit të këtij rrethi bëri të ditur se ato merreshin falas në komisariatin e policisë nga banorët e Hasit por pas gjetjes së kartave të tilla të falsifikuara UNMNIK-u vendosi ta heqë këtë praktikë për t’i prerë rrugën e kalimit në të dy anët e kufirit personave të inkriminuar.
Kartat e identifikimit në këtë pikë u përdorën vetëm gjatë javës së kaluar pas një marrveshje të pushtetit vendor të rrethit të Hasit me UMNIK-un./tvklan.al