Anijet greke qëllojnë në Sarandë (27 Prill 2000)
Dy draga luftarake greke shkelin në ujërat territoriale dhe hapin zjarr pranë bregut shqiptar. Dy anije luftarake greke shkelën mesnatën e kaluar ujërat në territoret shqiptare duke hapur zjarr me armë të rënda pranë brigjeve të Sarandës në periferi të qytetit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të komisariatit të policisë vendase. Shefi i këtij komisariati Ilia Nasi tha se incidenti ka ndodhur nga ora 23:45 e ditës së Mërkurë deri në orën 01:25 së ditës së Enjte.
Dy anije tha kolonel Nasi hapën zjarr ndaj një peshkarehe të Sarandës dhe më pas e goditën me bashën e anijes së tyre duke e goditur atë. Duket se një peshkatar i peshkarexhës shqiptare është keqtrajtuar nga pjesëtarë të anijes luftarake greke. Sipas shefit të kësaj policie pasi breshëritë e mitralozit u dëgjuan në qytet, shkoi në vendngjarje policia e këtij qyteti.
Por nuk u ndërmor asnjë veprim pasi anijet greke ishin larguar tha kolonel Nasi. Ndërkohë mësohet se peshkatari i keqtrajtuar ka bërë denoncim në mesditën e së Enjtes dhe theksoi se veprimet e kryera nga anijet luftarake greke nuk janë të motivuar. Ai shtoi se ai po kërkon sqarime policisë së korfuzit për incidentin e mësipërm.
Burimet e policisë kriminale bëjnë me dije se në mesditën e sotme në vendin e quajtur gjiri i inverteve u nxorr nga ujërat peshkarexha që pas goditjeve nga draka greke u mbyt. Policia e Sarandës njoftoi zyrtarisht për ngjarjen e mësipërme rreth orës 20:00 të ditës së sotme. Kjo ngjarje pason incidentin e ndodhur mesnatën e 2 Prillit, ku përsëri anijet greke goditën një skaf në afërsi të një fshati grek./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj