Reformatorët e Partisë Demokratike (28 Prill 2000)
Brenda dy javëve reformatorët e Partisë Demokratike do të mbledhin në një takim të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të grupit parlamentar demokrat të vitit 1990-2000. Iniciativën për këtë takim të demokratëve është publikuar sot pasdite nga deputeti reformator Genc Pollo në prani të ish funksionarëve demokratë, deputetëve të kësaj partie, diplomatëve të huaj dhe gazetarëve.
Të mblidhemi të kuvendojmë për Partinë Demokratike në shekullin e ri tha Pollo pasi Shqipërisë i duhet një politikë dhe parti me fytyrë njerëzore. Duke iu referuar këtij debati për projektligjin e zgjedhjeve Pollo tha se legjislacioni në këtë fushë duhet të bëjë vetëm hapa përpara dhe jo prapa drej kontrollit monopartiak të procesit zgjedhor./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame