Deschamps kundër rinisjes
“Franca bëri zgjedhjen e duhur, të tjerët në fushë për aspektin ekonomik”
Ndërkohë që janë të shumtë zërat po që futbolli të rinisë nën Covid-19 ka edhe atë kundër madje një prej tyre është Didier Deschamps.
Trajneri i përfaqësueses së Francës në një intervistë për mediat vendase thotë se vendi i tij bëri zgjedhjen e duhur që ndërpreu përfundimisht kampionatin.
“Është një vendim i qeverisë dhe më duket korrekte dhe e mençur. Duhet ta pranojmë”, deklaroi Deschamps.
Sipas tij është absurde ajo që po ndodh në Gjermani ku mbahet distancë në stol, por duelet në fushë janë si zakonisht. Trajneri i Francës mendon se nevoja për të luajtur është më shumë financiare.
“Besoj që rinisja është në radhë të parë një problematikë ekonomike. Shikoni vendimet e Spanjës dhe Anglisë, dy vende të mëdha që po planifikojnë të luajnë La Liga dhe Premier League, por jo kampionatet e fermrave, që gjenerojnë më pak të ardhura”, shtoi Didier Deschamps.
Tv Klan