Pensionistët, të papunët në 1 Maj në protestë (29 Prill 2000)
Këta të moshuar që deri dje kanë tundur lulet në tribuna, më në fund kanë vendosur që 1 Majin e sivjetëm ta kujtojnë ashtu siç ka qënë në origjinë, si ditën e kërkesave për ditën e punonjësve. Pasnesër Sindikata e Pensionistëve, të Papunëve dhe e Transportit, do të manifestojë përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur.
” Për punë, bukë, ujë, drita, rrugë, rend dhe qetësi, minimumi jetik, rritja e pagave, shpërblimi nga privatizimi i objekteve të ekonomisë,krijimin e gjykatave të punës sepse janë shumë punonjës që pushohen nga puna dhe bredhin dyerve të Gjykatave pa asnjë mbrojtje”.
Këto sindikata i ka mbledhur gjendja e përbashkët sociale. Ata vlerësojnë se në 10 vjet nuk janë hapur vende pune ndërsa shtesa e pensioneve ka qënë e papërfillshme. Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve Ibrahim Kërçiku thotë:
” Nuk është rritje por është thjesht një ngushtim dhe i pjesshëm dhe ka dërguar në ngushtimin e diferencave.”
Të të njëjtët mendim janë edhe pensionistët e tjerë. Ata thonë se me pensioni që kanë nuk janë të kënaqur me pasegën që marrin. Megjithatë me një dallëndyshe nuk vjen pranvera. Protesta e një grushti burrash rreth Partizanit të Panjohur vështirë se do të dëgjohet nga të tjerët që me 1 Maj vetëm festojnë./tvklan.al