KESH menaxhohet nga kompania italiane ENEL – (2 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pas mjaft peripecish, mungese të tejzgjatur energjie elektrike që ka shoqëruar muajt e dimrit, më në fund Korporata Energjitike Shqiptare do të asistohet në menaxhim nga një kompani italiane ENEL.
ENEL është kompania fituese e përzgjedhur pas një procedure tenderi e shpallur më 1 Gusht të vitit të kaluar në Berzh. Projektet arrijnë shifrat rreth 140 milion dollarë dhe që kanë si drejtues Bankën Botërore dhe BERZH-in. Pas një muaji do të bëhet negocimi i kontratës mes palës shqiptare dhe kompanisë ENEL.
Asistimi në menaxhim i KESH-it nga një kompani e huaj e specializuar në këtë fushë ka qenë kushti vendimtar vendosur nga institucione donatore Bankë Botërore dhe BERZH. Objektivat asistencë në menaxhim janë reduktimi i vjedhjeve të energjisë elektrike, rritja e arkëtimit të energjisë së faturuar dhe rishikimi i projektit të menaxhimit financiar të KESH-it./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti