
Lulzim Basha sonte në Opinion!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan në orën 21:00.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu, kryedemokrati do të flasë për zhvillimet më të fundit politike, sikurse është ajo e Reformës Zgjedhore, por edhe ecuria e Reformës në Drejtësi.
Gjatë ditëve të fundit, ka pasur disa deklarata të forta të Ambasadores Amerikane Yuri Kim, e cila hodhi dyshime për një marrëveshje të fshehtë që synon të dëmtojë reformën në drejtësi. Kujt i drejtohet ky mesazh i ambasadores Kim? A është Lulzim Basha në dijeni të kësaj marrëveshje të fshehtë, nëse ekziston një e tillë?
Një pikë tjetër e nxehtë e debatit do të jetë edhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, çështje për të cilën Partia Demokratike u është bashkuar protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Për këto dhe shumë të tjera, Lulzim Basha sonte në orën 21:00 në “Opinion” nga Blendi Fevziu në ekranin e Tv Klan! /tvklan.al