Banka e Shqipërisë, analiza vjetore – (4 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Emigrantët po mbajnë të stabilizuara financat shqiptare. Në analizën vjetore të Bankës së Shqipërisë për treguesit financiar para komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, Guvernatori Cani tha sot se rezervat valutore gjatë vitit ’99 u rritën me 97 milion dollarë.
Sipas Canit monedha vendase leku, u forcua me 3.9% ndaj dollarit. Banka e Shqipërisë do të ndikoj në uljen e inflacionit me 3%. Guvernatori Cani paralajmëroi uljen e interesave bankare në varësi të uljes së inflacionit. Sot dy ekspert amerikanë të financave do të mbrrijnë në Tiranë për të ndihmuar me konsulencë Bankën e Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame