Forcat e Briskut ruajnë thesarin në Krrabë (6 Maj 2000)


Forcat e Briskut ruajnë thesarin në Krrabë (6 Maj 2000)

11:16 06/05/2000

Reparti Special i Brisk-ut dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë marrin ruajtjen e tuneleve të thesarit në Malet e Krrabës. Mbrëmë vonë këto grupe të veçanta kanë bllokuar rrugën që të çojnë drejt tuneleve, ndërkohë një togë e madhe e efektivave të Brisk-ut janë vendosur brenda në repart dhe në vendrojet e tuneleve të thesarit.

Masat të rrepta sigurie për të ruajtur pjesën tjetër të thesarit të florinjtë brenda në tunel. Kështu motivohet dislokimi i forcave speciale në Krrabë. Sipas oficerëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe vetë hetuesit dhe Prokurorët që merren me ekpsertizën e ngjarjes, duhet të marrin leje të veçantë në Policinë e Rendit për të kaluar postblloqet e shumta. Toleranca është zero.

Nëse dikush tenton të kalojë pa leje apo në mënyrë të fshehur do të qëllohet nga forcat e Brisk-ut. Ari i mbetur në tunelet e Krrabës është shumë herë më i madh se ai i grabitur ka merituar një ruajtje speciale jo më me policë të zakonshëm. Ndërkohë nuk parashikohet asnjë lëvizje e mundshme e floririt nga këto tunele për vetë faktin se çdo gjë aty është në hetim dhe kjo gjë do të dëmtonte rezultatet e ekspertizës./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme