I sëmuri psiqik vret familjen (6 Maj 2000)
Një i sëmurë psiqik nga fshati Rremas i Lushnjes pas mosmarrëveshjeve me njerëzit e shtëpisë së tij, vrau sot paradite me armë zjarri nënën dhe vëllanë, një mësues nga fshati dhe më pas veten. 32 vjeçari i shtruar më parë në spitalin psikiatrik të Tiranës, qëlloi me një pushkë 10 -she brenda në shtëpi fillimisht mbi nënën e tij 65 vjeçare Angjelina Stase dhe më pas mbi vëllanë 34 vjeçar Maksim Stase.
Vrasësi i sëmurë i larguar më pas nga vendngjarja qëlloi në një arë të mbjellë mbi 51 vjeçarin Ferit Bejka, mësues në këtë fshat. I trembur nga forcat e policisë të cilat me të marrë sinjalin mbërritën në vendngjarje vrasësi 32 vjeçar u kthye pas në shtëpi ku më pas ka vrarë edhe veten./tvklan.al