Dhuratat e ushtarëve për jetimët (6 Maj 2000)


Dhuratat e ushtarëve për jetimët (6 Maj 2000)

12:17 06/05/2000

Edhe kjo mund të jetë një armë që përdor ushtria por jo për luftë. Këtë radhë ushtarët italianë të regjimentit të Venecias që bëjnë pjesë në trupat e NATO-s në Shqipëri kanë vendosur ti përdorin lodrat për tu miqësuar me ne, kryesisht në vendlindjet e tyre. Ata kanë mbledhur rreth 10 mijë lodra për tua dhuruar jetimëve të Tiranës. Komandanti i Përgjithshëm i trupave të NATO-s në Shqipëri Kazaloto thotë se kjo nuk është një detyrë ushtarake por për të kryer misionin dhe për të krijuar miqësi me shqiptarët.

Dhe fëmijët, pa pyetur shumë për qëllimin e miqve filluan që gjatë ceremonisë të fantazojnë për dhuratën. Ndërkohë kjo vajzë meritoi të zgjidhte lodrën falë një recitimi të bukur. Të tjerët që nuk e ndjenë veten aq të talentuar në art, nxorën në pah talentin tjetër, atletikën. Më i shpejti dhe më i forti zgjodhi i pari. Megjithatë të 10 mijë lodrat mjafton për të mos i mbetur qejfi më të dobëtit kështu që dhe miqësia u arrit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme