Miss Shqipëria 2000 (7 Maj 2000)


Miss Shqipëria 2000 (7 Maj 2000)

12:53 06/05/2000

Miss Shqipëria 2000 zbriti sot dhe dje në Sarandë dhe Butrint. Për 3 ditë me rradhë, vajzat më të bukura finaliste në konkursin mbarëkombëtar Miss Shqipëria 2000, i vetmi i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar xhiruan për fazën e parë të videoklipeve me mikpritjen e jashtëzakonshme të popullit të Sarandës. Akomodimi i stafit të miseve u bë në hotelin e ri i pa shkelur më parë i cili mori dhe emrin ” Miss Shqipëria 2000″.

Shoqërimi korrekt nga ana e trupave të Ministrisë së Rendit si dhe komisariateve Gjirokastër dhe Sarandë, ishte një garanci më tepër për mbarëvajtjen e punëve të regjistorit Bozo. Faza e parë e videoklipeve është ajo e bazuar mbi traditën e Butrintit mbështetur nën tingujt e instrumentave të rrallë popullor si fyelli. Pikërisht për këtë shkak u shfrytëzuan disa nga perlat e muzikës popullore të festivalit fyelli magjik zhvilluar në po të njëjtën datë në Butrint. Organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, zyra e Butrintit dhe fondacioni ” Bardha”.

Përsa i përket shqetësimeve të fundit të ngritura në shtyp përsa i përket lejes për të organizuar në këtë qytet antik 2400 vjeçar konkursin e ligjshëm të bukurisë shqiptare, nga stafi i Miss Shqipëria 2000 morëm konfirmimin se leja ekziston prej kohësh dhe së shpejti në zyrat e Institucionit të Kulturës do të shkojë një material i hollësishëm rreth programit që do të zbatohet atje si dhe detyrimet që duhen të përmbushen nga stafi organizator.Sot grupi i Miss Shqipëria 2000 është kthyer në Tiranë për të vazhduar provat koreografike deri në fazën e dytë./tvklan.al






Të ngjashme