Vrasje në Lundër (7 Maj 2000)


Vrasje në Lundër (7 Maj 2000)

15:04 07/05/2000

Rreth orës 09:30 minuta kjo BMW ka dalë nga rruga kryesore dhe ka marrë këtë rrugë fshati nga rruga kryesore e Tiranës. Banorët përreth kanë dëgjuar krisma dhe kanë njoftuar policinë e cila menjëherë ka bllokuar rrugën dhe ka kapur Arben Grorin dhe Artur Presën që transportonin dy kufoma në sediljen e pasme.

Sipas policisë autorët i kanë sjellë viktimat deri këtu por mbi trupat e tyre nuk është gjetur asnjë shenjë e përdorimit të forcës. Pasi i kanë zbritur nga makina, të parin e kanë qëlluar pas koke shumë afër, ndërsa tjetri siç duket është përpjekur të largohet dhe është qëlluar pak metra më tutje po në kokë por në një farë distance.

Këtë pistoletë tip bereta autorët e kanë hedhur në ferra, ndërsa trupat e pajetë në sediljen e pasme të makinës së tyre. Këtu policia bëri vetëm kqyrjen e vendit të ngjarjes ndërsa hollësitë e tjera deklaruan se do ti jepnin pas marrjes në pyetje të të dy të pandehurve dhe pas identifikimit rë kufomave. Specialistët e Komisariatit 4 japin si motiv të mundshëm hakmarrjen ose larje hesapesh./tvklan.al






Të ngjashme