Boks, kupa e Shqipërisë (8 Maj 2000)
Me pjesëmarrjen e boksierëve më të mirë që përfaqësojnë ekipet e Vllaznisë së Shkodrës, Dinamos, Flamurtarit, Tomorrit, Përparimit të Kukësit ka përfunduar sot në mbrëmje në Tiranë, kupa në boks për të rritur. Nga takimet kualifikuese ra në sy kualiteti i madh në boks i boksierëve të cilat pretendente Tirana dhe Vllaznia të cilët nxorrën në finale 8 boksierë. Dinamo 3, Flamurtari e Kukës nga 2 dhe Tomorri 1.
Takimet Myftia-Tonuzi, Zaganjori-Gega, Granishi- Shpatimeshaj, përfaqësonin dy ekipe pretendente kanë qënë përcaktuar në rezultatin përfundimtar duke nxjerrë në krye ekipin e Shkodrës me trajner Zefgjonin. Në vendin e dytë u rendit ekipi i Tiranës me 36 pikë dhe në vendin e tretë ekipi i Dinamos me 11 pikë. Boksieri më i mirë u shpall Antonet Rrapushi i Tiranës./tvklan.al