Prodhuesit e energjisë kërcënojnë me arbitrazh
“Kemi 600 mln € investime, ulja e çmimit të blerjes na dëmton”
Shoqata e Energjisë së Rinovueshme, ajo e Investitorëve të Huaj, Konfindustria Italiane dhe Dhoma Italiane e Tregtisë i kërkojnë qeverisë që të mos zbatojë vendimin e marrë dy javë më parë, i cili ul çmimin e energjisë që OSHEE u blen hidrocentraleve të vegjël.
Sipas tyre vendimi ul me 10% çmimin që ata shesin energjinë për Operatorin e Shpërndarjes duke krijuar vështirësi financiare për ta.
Ata thonë se problemet e këtij vendimi nëse nuk anulohet do të shtrihen edhe në sektorin bankar, ku ata kanë marrë kredi për të investuar në këtë fushë.
Shoqata e Energjisë së Rinovueshme sqaron se në total janë 600 milionë Euro investime dhe kërcënon se nëse nuk ka kthim pas kjo faturë do të kërkohet të shlyhet nga shteti shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, ndërsa bën thirrje për dialog mes prodhuesve dhe Minsitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Tv Klan