Trofe në kohë pandemie
Në Serbi dhe Austri festohet ndryshe
Trofe në kohë pandemie. Në Serbi dhe Austri janë vendosur në fushë menjëherë pas rikthimit të aktivitetit.
Mënyra të ndryshme për të festuar. Crvena Zvezda e Dejan Stankoviç u shpall për herë të 31 kampione e Serbisë.
Fitorja 5 – 0 në fushën e Rad solli shkëputjen e duhur nga rivalët kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u zhvilluar. Festimi lojtarëve ishte tek stoli i rezervave të gjithë së bashku, ndërsa në tribuna nuk kishte spektatorë.
Më të kujdesshëm në Austri ku Salzburg mori kupën. Suksesi 5 – 0 ndaj Austria Lustenau në një stadium të boshatisur i solli për herë të shtatë Kupën e Austrisë.
Ngritja e trofeut ishte e veçantë, pasi futbollistët kishin të shënuar me rreth vendin ku do të qëndronin.
Tv Klan