“Zgjedhorja”, Soreca i prerë: Reforma kusht i domosdoshëm për integrimin
Mosdakordësimi për Reformën Zgjedhore nga palët politike deri në afatin e përcaktuar, atë të 31 Majit, ka sjellë sot reagimet e përfaqësuesve ndërkombëtar.
Pas reagimit të ambasadores së SHBA Yuri Kim, ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.
Në një postim në Twitter, Soreca thotë se ekzekutimi i Reformës Zgjedhore është kusht i domosdoshëm për integrimin e vendit në BE, ndërsa tha se palët politike duhet të arrijnë menjëherë në një marrëveshje.
“Ekzistimi i reformës plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të integrimin në BE. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar sa më shpejt negociatat”. /tvklan.al
#Electoralreform fully in line with OSCE/ODHIR recommendations is necessary condition to move forward on 🇪🇺integration.
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 1, 2020
An immediate agreement by all sides in the Political Council is within reach and should be concluded now to start🇪🇺 accession negotiations as soon as possible